![]() |
|
|
Ka lindur me 12 Maj 1983 ne
Tirane. Eshte 20 vjeç dhe ka perfunduar studimet ne liceun artistik ''Jordan
Misja'''. TAni ka filluar studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto.
Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures
se femijeve e qe aty duke marre pjese ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe
Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te
madh kombetar ne moshen 12 vjeç. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u
perzgjodh nga Françesk Radi
i cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte
kengetarja
e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi
çmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje çmim mjaft i rendesishem.
Me pas çmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori
çmimin e pare me kengen 'Memedheu'.
Po me kete kenge fitoi perseri çmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te
femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por
edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku
kendonte.Ne Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e trete ne nje festival
mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone
pranvere' ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te
vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeç por me
nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France
dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij
grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget
'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor' ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'.
Kjo kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e
priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u vleresua
me çmimin interpretuesja me e mire 'Mikrofoni i Arte' dhe tek Kenga
Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'. Keto kohe
Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e Djela' qe eshte
sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges
'S'e
di'. Kenga e ketij festivali titullohet 'Tregome' dhe eshte
nje kenge e rrymes alternative
Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te ndryshem sepse mund te
kendoje çdo lloj zhanri muzikor duke
filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e
saj te preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses,
Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriçoza dhe patatet e skuqura
edhe pse eshte llupse e madhe.Familja
e saj eshte e perbere nga kater pjesetar: Prinderit dhe motra e saj qe e do
aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si binjake sepse ngjajne shume. Aktori i
preferuar Keanu Reeves.
|